Aktivistja Zana Avdiu thotë se kryeministri Albin Kurti mund të kërkojë ndihmë nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, për të rindërtuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo thotë se ishte Jahjaga ajo që realizoi takime të rëndësishme atje, dhe jo presidentja Vjosa Osmani ose i pari i ekzekutivit në vendin tonë.
“Udhëtimi i kryeministrit dhe zonjës Osmani nuk është se ka pasur ndonjë rëndësi impresive”, tha Avdiu në emisionin Pressing në T7.
“Nuk kemi pa asnjë takim, nuk i pret askush. Nuk është që ka realizuar deri tash kurgjo të mirë për Kosovën, kurgjo të madhe për Kosovën, kurgjo të rëndësishme në SHBA”, shtoi ajo.
“Duket se nuk është kah di me gjet atë rrugë se si me i rindërtuar raportet me SHBA”, tha Avdiu.
“Mundet me ftu edhe zonjën Jahjaga. Personi i vetëm që pat takime të rëndësishme në SHBA ishte ajo. Derisa zonja Osmani dhe z.Kurti ia zunë rrugën Blinkenit, shihej që Jahjaga kishte takime të rëndësishme në SHBA”, theksoi Avdiu.