Kushtet atmosferike mund të nxisin një zjarr në New Mexico, nëse ndodh kjo fatkeqësi atëherë ky zjarr do të jetë i 2-ti zjarr më i madh që i kanë parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton InLajmi.
I ashtuquajturi “Hermits Peak Fire” ka më shumë se një muaj që përhapet dhe ka përshkuar një zonë më të madhe se qyteti i Çikagos.
Shumë familje kanë mbetur pa shtëpi dhe mijëra janë evakuuar.
Erërat, temperaturat e larta gati rekord dhe kushtet e thata tani pritet të nxisin më tej zjarrin.
Guvernatorja e shtetit Michelle Lujan Grisham u bëri thirrje njerëzve në zonat e detyrueshme të evakuimit që të largohen menjëherë.
“Sonte do të hyjmë në një periudhë jashtëzakonisht të rrezikshme të motit ekstrem, ndërsa erërat e forta rriten, kushtet mund të përkeqësohen dhe mbështetja ajrore mund të jetë e kufizuar,” shkroi ajo në Twitter, shkruan BBC.
Presidenti amerikan Joe Biden shpalli këtë javë një fatkeqësi të madhe në qytetin e New Mexico-së, ndihmuar financiarisht individët e prekur./InLajmi/