Presidentja Osmani ka takuar presidentin e deritanishëm të Kosta Rikës, Carlos Alvarado Quesada, përcjell InLajmi.
Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë rolin aktiv të presidentit Alvarado për të promovuar pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës në Amerikën Latine dhe më gjerë.
Gjatë qëndrimit në Kosta Rikë, presidentja ka përmendur raportin e veçantë në mes të 2 vendeve tona dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Kosta Rikën si një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë tonë. /InLajmi/