Koordinatori i OKB-së për krizën, Amin Avad dhe drejtoresha e UNICEF-it Catherine Russell lëshuan një deklaratë në përgjigje të bombardimit të një shkolle që shërbente si strehë në Luhansk, duke thënë se incidenti është “një tjetër kujtim i ashpër i mizorisë së kësaj lufte”, transmeton InLajmi.
“Civilët dhe infrastruktura civile duhet të kursehen në kohë lufte; këto detyrime sipas ligjit ndërkombëtar humanitar janë të panegociueshme”, tha Awad.
“Sa më shpejt të kërkojmë një fund paqësor të luftës, aq më mirë për njerëzit këtu në Ukrainë dhe kudo në botë.”
“UNICEF-i dënon fuqishëm një tjetër sulm ndaj një shkolle në Ukrainë mes raporteve se civilët, duke përfshirë fëmijë, kishin kërkuar strehim në bunkerin e shkollës”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell në një deklaratë të dielën, shkruan CNN.
“Ne nuk e dimë ende se sa fëmijë mund të jenë vrarë ose plagosur në bombardimet e raportuara, por kemi frikë se ky sulm sapo ka shtuar qindra fëmijë që tashmë kanë humbur jetën në këtë luftë.” /InLajmi/