Kremi pudër, njohur ndryshe si fondatina është një ndër produktet kozmetike më të dashura e më të përdorura nga femrat në të gjitha botën. Sipas statistikave nga kompanitë lider në fushën e kozmetikës, është produkti i 2-të më i përdorur pas buzëkuqit. Me siguri edhe ju keni një të tillë në çantën tuaj në këto momente dhe po mendoni ta rivendosni në fytyrë pasi është fshirë.
Ekspozimi në diell, temperaturat e larta, ngrënia, lëvizjet e vazhdueshme si kruarja apo kalimi spontan i gishtave në fytyrë bëjnë që të mos rezistojë gjatë tërë ditës. Pavarësisht fondatinës që përdorni, sërish ajo do të fshihet.
Blogeret më të njohura kanë zbuluar një truk shumë interesant që e mban të fiksuar fondatinën për shumë orë dhe ajo është pudra e bebes, shkruan Living shqip.
Ky produkt bën mrekulli kudo dhe për këdo. Pasi keni aplikuar kremin hidratues, lëreni që të veprojë derisa ta thithi lëkura dhe më pas me mollëzat e gishtave aplikoni pudër bebeje te zona poshtë syve, hunda, mjekra dhe mbi buzë. Më pas vendosni korrektorin dhe kremin pudër të zakonshëm.