Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen e veteranit të UÇK-së, Milaim Berisha i cili sot ndërroi jetë, përcjell InLajmi.
“Përgjithmonë do ta kujtojmë si kontribues për historinë tonë të re dhe çlirimin e vendit”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë, i tij:
Sot, ndërroi jetë, veterani i UÇK-së, Milaim Berisha. Përgjithmonë do ta kujtojmë si kontribues për historinë tonë të re dhe çlirimin e vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Berisha, miqve e dashamirëve të Milaimit. I pëhershëm qoftë kujtimi për veteranin e UÇK-së, Milaim Berisha!/InLajmi/