I plagosuri sot nga një zyrtar policor që shtiu në të për vetëmbrojtje është në gjendje të rëndë.
Kështu ka bërë të ditur, Dafina Basholli, mjeke në QKUK.
“Pacienti ka dal nga operacioni, gjendet në mjekimin intensiv qendror, vazhdon të jetë gjendja e rëndë”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një personi që shtiu mbrëmë më armë në qytet, teksa gjatë operacionit policia ka hasur në rezistencë ku është përdorur edhe arma në vetëmbrojtje, shkruan Arbresh.info
Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një arsenal armësh.