Aktivistja e Shoqërisë Civile, Zana Avdiu ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, pasi kjo e fundit ka kryer një operacion në Turqi për heqjen e kilogramëve dhe jo në Kosovë, përcjell InLajmi.
Avdiu ia rikujtoi Osmanit se më herët kishte qenë vetë ajo që e kishte kritikuar Isa Mustafën, i cili u largua nga Kosova për shërim në Gjermani dhe sot ajo atje është trajtuar si VIP, duke përfshirë qëndrimin në hotelet më të shtrenjta, e sipas Avdiut presidentja i ka braktisur qytetarët.
Avdiu thekson se ka shumë persona që kërkojnë trajtim në Turqi, por që nuk kanë mbështetje financiare për shërim.
Sipas jurists, Osmani ka të drejtë të bëjë çfarëdo ndërhyrje, mirëpo ato duhet të bëhen në vendin tonë tek mjekët tonë.
Postimi i plotë i saj:
Kujtoj kohen kur Isa Mustafa u largua nga Kosova per ne nje spital ne Gjermani, e reagimet po edhe mallkimet jane kane te shumta.
Nder kritikuesit ka qene edhe presidentja Osmani. Se ata duhet te sherohen e trajtohen, aty ku trajtohen qytetaret. Kritike me vend.
Por, sot, kur cdo dite na del dikush qe kerkon mbeshtetje financiare per sherim ne Turqi, e edhe vende tjera, sepse ministria nuk ka kapacitet me i mbulu- bilem edhe ata qe kane perfitu prej ketij fondi, jane ne pritje te gjata per me i marre ato para, Presidentja na u paska trajtu si VIP, perfshi qendrimin ne hotelet ma te shtrenjta. I ka braktise qytetaret!
Ajo ka te drejte per cfaredo nderhyrje. Edhe per privatesi. Ama, pse mos me u kry ne vendin tone. Te mjeket tone. Apo, presidentja e vendit, nuk ka besim ne institucionet tona? /InLajmi/