Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk ka lajmëruar se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, transmeton InLajmi.
“Kjo pjesë e operacionit humanitar Mariupol ka përfunduar” tha ajo.
Qyteti jugor Ukrainës është shenjëstruar nga shteti rus që nga fillimi i luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, shkruan BBC.
Janë bërë shumë përpjekje nga shteti i Ukrainës për të evakuuar civilët nga fabrika e çelikut në Mariupol dhe gjatë ditëve të fundit kanë arritur këto përpjekje./InLajmi/