Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti gjatë qëndrimit në Gjermani deklaroi se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe në Korpusin për Paqe të NATO’së, por menjëherë herë pas kësaj ka ardhur reagimi i presidentit serb Aleksander Vucic, i cili tha se kjo është shkelje e Marrëveshjes së Washingtonit, shkruan Gazeta Metro.
Presidenti serb pas kthimit nga Gjermania mbajti një konferencë për media në Beograd ku tha se nëse Kosova aplikon për anëtarësim në këto institucione, për Serbinë do të ishte shkelje e Marrëveshjes së Washingtonit, dhe se pas kësaj shteti serb do të angazhohet në tërheqjen e njohjeve për Kosovën.
“Ne nuk mund t’i qëllojmë vetes këmbëve e të tregojmë se çfarë do të bëjmë, a do të braktisim ato institucione apo jo, këtë do të vendosim si në parlament, poashtu edhe në qeverinë serbe…Ditën e parë me kërkesën e tyre, që do të shkelte Marrëveshjen e Washingtonit, atë ditë do të iu tregojmë se cila është përgjigja e Serbisë” tha Vucic duke përmendur punën e mëtejme në tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Më 5 shtator 2020 Kosova dhe Serbia në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, para syve të presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump, ku njëra ndër pikat e kësaj marrëveshje ishte, vendosja e një moratoriumi një vjeçar që Kosova të mos aplikojë për anëtarësim në organizata dhe mekanizma ndërkombëtar, krahas kësaj Serbia merrte obligim se do ta ndalte fushatën e çnjohjeve për Kosovën