Interesim të lartë për imunizim nuk ka, veçse, vaksina në stok ka mjaftueshëm. Mbi 800 mijë sosh janë ende në dispozicion.
Megjithatë, në fillim të muajit qershor një sasie të caktuar do t’ju skadojë afati për administrim.
Derisa, disa stoqe të tjera afatin e përdorimit e kanë deri në fund të qershorit, korrikut dhe me radhë, varësisht prej periudhave kur Kosova i ka pranuar këto vaksina, si nga prodhuesi Pfizer ashtu edhe nga donatorët.
Për një vjet të imunizimit, janë administruar mbi 1milion e 800 mijë doza të vaksinës anti-COVID