Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Presidenca Kubane tha se mes viktimave ishte edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
Ndërsa të plagosurit po trajtohen në spitalet e afërta.
Dëshmitarët thanë për mediat vendase se panë shtëllunga tymi të zi dhe re pluhuri që dilnin në qiell pas shpërthimit.
Incidenti vjen teksa turizmi në vend po rikthehej nga dy vite të vështira të shkaktuara nga pandemia Covid-19, shkruan A2.
Ndërtesa e shekullit të 19-të në Havanë ka pritur vizitorët e famshëm si Madonna, Beyonce dhe Mick Jagger.