• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 19 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti në përvjetorin e rënies së Bahri Fazliut: Çlirimi i Kosovës ishte kryefjala e tij

J G nga J G
7 May 2022
në KRYESORE
0 0
0
Kurti në përvjetorin e rënies së Bahri Fazliut: Çlirimi i Kosovës ishte kryefjala e tij
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar shkrimtarin Bahri Fazliu në 24 vjetorin e rënies së tij, duke shprehur admirimin ndaj tij si poet dhe si luftëtarë, përcjell InLajmi.

Kurti ka shtuar se Bahriu bashkë me disa bashkëluftëtarë kanë formuar Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe kanë përgatitur luftën e Kosovës ndaj regjimit Serb.

Sipas të parit të Qeverisë, Bahriu nga shokët quhej me nofkën “Gëzimi”, vepronte dhe jetonte në ilegalitet, ky njeri kishte udhëhequr orkestrën “Zëri i Kosovës”, në luftë do të orkestronte lëvizjet e LKÇK-së për përgatitjen e luftës së armatosur kundër Serbisë.

Postimi i plotë, i tij:

Në 24-vjetorin e rënies së Bahri Fazliut

Edhe në momentin e rënies së tij, ai shkrepu armën drejt armikut duke vrarë një nga ushtarët jugosllavë që e vranë. Bahri Fazliu ra dëshmor në Bogiqe, në një zonë kufitare mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, plot 24 vjet më parë, më 7 maj 1998. Qysh në fëmijëri, ai mori shembujt më të mirë duke parë vëllain Fahriun dhe shokun e tij Afrim Zhitia, teksa vepronin politikisht. Por ai nuk u mjaftua me të parë, sepse duke lexuar letërsi, filozofi, ekonomi politike dhe sociologji, u formësua teorikisht duke u përgatitur politikisht përpara se të aktivizohej si luftëtar i armatosur, me shokë si Agron Rrahmani. Pas vrasjes së të vëllait, Fahriut më 1989, ai u betua mbi trupin e tij se do të vazhdonte rrugën politike të tij për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Atë kohë anëtar i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, Bahriu u arrestua dhe u burgos për 6 muaj. Por burgu nuk e lëkundi, përkundrazi, ai refuzoi nxitjen e avokatit që të shprehej i penduar për veprimtarinë e tij politike.

Më 25 maj 1993, Bahriu së bashku me aktivistë të tjerë të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, formuan Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). Nga kjo kohë, Bahriu që nga shokët quhej me nofkën “Gëzimi”, do të vepronte dhe jetonte në ilegalitet. Ky njeri që kishte udhëhequr orkestrën “Zëri i Kosovës”, ku ai këndonte dhe luante në çifteli, në sharki, në fyell dhe në kitarë, nga tani do të orkestronte lëvizjet e LKÇK-së për përgatitjen e luftës së armatosur kundër Serbisë okupatore, për çlirimin e Kosovës. “Çlirimi” u bë kryefjala e tij dhe me këtë emër e pagëzoi edhe organin e LKÇK-së, revistën “Çlirimi”. Dy duar të bashkuara pranë një pushke me flamur kombëtar në sfond dhe me moton “Liri a vdekje”, ishte stema e zgjedhur prej tij dhe shokëve marrë nga Muzeu Kombëtar në Tiranë, për revistën “Çlirimi”, që shpërndahej ilegalisht nën pragjet e dyerve dhe kudo ku duheshin shkuar fjalët dhe tekstet e Bahriut me shokë. Në shkrimet e tij, Bahri Fazliu nuk kurseu nga kritika e tij e thellë dhe konstruktive, askënd që nuk ishte për çlirimin me luftë të Kosovës. Autor i projektprogramit të LKÇK-së, më 1 shkurt 1998, në një “Thirrje për bashkëbisedim” drejtuar Shtabit Qendror të UÇK-së, e të cilën e përpiloi në emër të LKÇK-së, Bahriu shkruante: “Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, i interesuar për bashkëpunim me çdo organizëm luftarak, gjë të cilën e ka detyrë edhe programore, fton udhëheqjen e UÇK-së për një bashkëbisedim me qëllim të realizimit të bashkëpunimit UÇK-LKÇK në trojet e pushtuara shqiptare.” Kjo letër iu dorëzua vetë Adem Jasharit, ndonëse ai dhe Bahriu nuk arritën të takoheshin, meqë Kryekomandanti Adem u vra vetëm një muaj më pas. 4 ditë pas rënies së Bahriut (1971 – 1998), më 11 maj 1998, u realizua bashkimi i LKÇK-së me UÇK-në, i ideuar prej tij.

Që në të gjallë të tij, ai na u drejtua me poezinë e tij “Të gjallëve”, ku Bahri Fazliu shkroi edhe këto vargje:

“Nëse dëshironi amanetin e dëshmorëve,

Mos pyesni kë kishin afër çastin e fundit,

Secili prej nesh ka qenë prezent.

Nëse dëshironi t’i nderoni dëshmorët,

Mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,

Lulet do t’ju vyshken në dorë

Nëse …

Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,

Ecni në rrugën e tyre,

Aty do të gjeni gjeninë e tyre.”

Andaj, nëse vërtetë e duam dhe e synojmë atdheun siç e deshën dhe punuan për të dëshmorët si Bahri Fazliu, le të ecim rrugës së tyre, se aty do të gjejmë gjeninë e tyre./InLajmi/

Tags: Albin KurtiBahri FazliuLKÇK
Postimi i mëparshëm

Hamilton ekzagjeron stilin, me këtë veprim thyen rregullat e FIA-së

Postimi tjetër

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar: Lufta në Ukrainë po i shkakton Rusisë dëme të mëdha

Të ngjajshme Postime

OVL-UÇK falënderon James Rubin për dëshminë në Hagë
KRYESORE

OVL-UÇK falënderon James Rubin për dëshminë në Hagë

15 September 2025
Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në
KRYESORE

Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

14 September 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Postimi tjetër
Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar: Lufta në Ukrainë po i shkakton Rusisë dëme të mëdha

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar: Lufta në Ukrainë po i shkakton Rusisë dëme të mëdha

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Si të përgatisni kajmakun për një shije të pasur në tryezën tuaj

Si të përgatisni kajmakun për një shije të pasur në tryezën tuaj

16 September 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë

16 September 2025
Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

16 September 2025
Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto shenja të hipoglicemisë

Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto shenja të hipoglicemisë

16 September 2025
Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

16 September 2025
Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

15 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu