Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, aty ku pushon trupi i heroit, Bahri Fazliu, përcjell InLajmi.
Krasniqi shtoi së 24 vite më parë ra heroikisht, luftëtari Bahri Fazliu i cili kishte qenë pjesë e betejës së ashpër me forcat serbe.
Kryetari i PDK-së gjithashtu shprehu lavdi për të gjithë dëshmorët e rënë, gjaku i të cilëve ia dha lirinë popullit shqiptarë.
Postimi i plotë, i tij:
Sot, me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, aty ku pushon trupi i heroit të Kosovës, Bahri Fazliu.
24 vite më parë, në një betejë të ashpër me forcat serbe, Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë, duke e përjetësuar përgjithmonë emrin e tij.
Bahriu, ashtu sikur vëllau i tij Fahriu, i cili kishte rënë më 1989 së bashku me Afrim Zhitinë në Bregun e Diellit, është vet dëshmia e përjetshme e patriotizmit dhe atdhedashurisë së familjes Fazliu, e cila i rriti dhe ia fali dy djem Kosovës në rrugën e shenjtë të çlirimit.
Lavdi heroit Bahri Fazliu dhe të gjithë dëshmorëve tanë, gjaku i të cilëve jetësoi ëndrrën e një populli ndër dekada!/InLajmi/




















