Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heronjtë e Brigadës 137 në Gjakovë, duke i admiruar për trimërinë dhe sakrificën e tyre, përcjell InLajmi.
Haradinaj gjithashtu tha se është shumë krenarë për heronjtë që u munduan ta ndalojnë gjenocidin serbë mbi popullin shqiptar të paarmatosur.
I pari i AAK-së shprehu nderimet e tij edhe për poetin e luftëtarin, Bahri Fazliu i cili ra dëshmorë 24 vjet më parë, sipas Haradinajt qëllimi i tij i vetëm ishte flijimi për liri.
Postimi i plotë, i tij:
7 maji ngjallë kujtimin për heroizmin dhe sakrificën.
Njëzetetre vjet më parë në Çabrat, bijtë e bijat e Gjakovës, shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, zhvilluan një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare. Përgjithmonë krenarë për heronjtë e Brigadës 137 “Gjakova”, trimërinë dhe sakrificën e tyre.
Po atë ditë, armiku sulmoi shqiptarët e paarmatosur te Ura e Taliqit në Gjakovë, si dhe në Ozdrim të Pejës. Makineria vrastare, me synim gjenocidin mbi popullin shqiptar, vazhdimisht sulmoi dhe ekzekutoi të paarmatosurit duke shkaktuar dhembje e plagë në çdo cep të vendit tonë. Kujtojmë me respekt jetët e sakrifikuara për liri.
Ndërsa, njeriu i pushkës dhe penës, Bahri Fazliu, ra heroikisht njëzetekatër vjet më parë. Fati i tij jetësor, ishte flijimi për liri, ashtu si Fahriu, vëllai i tij nga gjaku dhe arma.
Të rënët për liri janë kujtesa dhe ndërgjegja jonë kombëtare. Lavdi!/InLajmi/