Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur dje në një market në Çagllavicë, përcjell InLajmi.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion
Qagllavicë, Prishtinë, 06.05.2022 – 15:32. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. /InLajmi/