Euro deputeti austriak Lukas Mandl, ka thënë se e vetmja rrugë e Serbisë në anëtarësimin e saj në BE është njoha sa më e hershme e Kosovës, përcjell InLajmi.
“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së, por mirë nëse Presidenti i Serbisë, Vucic kujtohet tani se hapi i parë i tij duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme” shkruan ai, në rrjetin social Twitter.
Euro deputeti theksoi se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të bëhet sa më parë./InLajmi/
https://twitter.com/lukasmandl/status/1522872396650356737?s=20&t=xdBVCTSkGFZ1G76rKeBB_A