Ukraina thotë se të gjithë të moshuarit, gratë dhe fëmijët janë evakuuar nga fabrika e çelikut në Mariupol, e rrethuar nga forcat ruse, transmeton InLajmi.
Nuk është e qartë se ku janë të evakuuarit që sapo janë larguar nga Mariupoli.
Civilët e parë që u evakuuan nga uzina e çelikut Azovstal dhe zona të tjera të rrethuara nga trupat e kontrolluara nga Rusia, u dërguan në të ashtuquajturat kampe të filtrimit rus.
Këto kampe janë të ngritura jashtë Mariupolit për të strehuar civilë, shkruan BBC.
Në rastet e mëhershme ky transferim zgjati plotë 5 ditë, edhe pse distanca mes vendeve është vetëm disa orë./InLajmi/