Administratës e qytetit jugor të Ukrainës, Odesës ka lajmëruar se disa raketa e kanë goditur qytetin, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i kësaj administrate, Serhiy Bratchuk nuk dha detaje të mëtejshme rreth viktimave apo shkallës së dëmit të shkaktuar nga raketat.
“Gjatë ditës qyteti u godit nga 4 raketa” tha ai, shkruan BBC.
Imazhet e qytetit të Odesës e treguan tymin e zi që ngrihej mbi qytet./InLajmi/




















