Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur të premten në takim pedagogun Kristaq Xharo, ish-kolonel dhe ish-përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO, dhe një grup studentesh nga Universitetit Europian i Tiranës të profilit diplomaci dhe siguri, përcjell InLajmi.
Ministri Sveçla njoftoi studentët rreth bashkëpunimin mes 2 shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë dhe marrëveshjet që janë nënshkruar, me qëllim të lehtësimit të jetës dhe shërbimeve ndaj qytetarëve të të 2-ja vendeve.
Ndërkohë në këtë takimi studentët u interesuan në përgjithësi për funksionimin juridik të vendit, po ashtu diskutuan edhe temat gjeopolitike në të cilat në forma të ndryshe janë të përfshira të 2-ja vendet./InLajmi/