Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka përkujtuar Luan Haradinajn në përvjetorin e vdekjes duke shprehur admirimin ndaj tij, përcjell InLajmi.
Ramosaj shprehu nderime e lavdi për ish-Gjenerali e Majorin, Luan Haradinaj duke thënë se ai la veprën heroike pas tij dhe të gjithë duhet të përulemi në shenjë të veprimtarisë patriotike.
Kryetari theksoi se dëshmorët e martirët janë nderi dhe krenaria e Kosovës.
Postimi i plotë, i tij:
Ka vetëm një rrugë në të cilën ecën historia e lirisë, është rruga e gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, që dhanë jetën dhe gjakun që populli shqiptar ta përjetësoj idealin për të cilin ata u flijuan.
Sot, jemi prapë bashkë në këtë ditë, të kujtojmë dhe nderojmë luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë popullit tonë, andaj përulemi me respekt, mirënjohje e krenari para jetës dhe veprës të të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Atdheut.
Përkujtojmë me nderim e lavdi veprën heroike të heroit tonë të pavdekshëm, Gjeneral Major Luan Haradinaj dhe përulemi para veprimtarisë kombëtare e patriotike të Ismail Haradinaj.
Dëshmorët dhe martirët janë nderi dhe krenaria e Atdheut!
Nderim e respekt përjetësisht për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, invalid e veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!/InLajmi/