Zëvendësministri i MASHTI-t, Dukagjin Pupovci, ka mbajtur një konferencë të rregullt për medie, ku edhe ka njoftuar për politikat e reja, të cilat përfshihen në grantin specifik të arsimit për vitin 2023, raporton InLajmi.
Popovci njoftoi se 300 asistentë do të angazhohen për fëmijët me nevoja të veçanta.
Gjithashtu ai tha se parashihet që në vitin tjetër të punësohen 30 specialistë të teknologjisë së informacionit nëpër komuna që do të përfshinë mirëmbajtjen e IT, si dhe 59 këshilltar për orientimin në karrierë.
“Politikat e reja të cilat parashihen në granatin specifik të arsimit për vitin 2023, janë : Parashihet që të angazhohen edhe 300 asistentë të fëmijëve më nevoja të veçanta, deri më tani janë 200 të tillë. Përveç kësaj, parashihet që në vitin tjetër të punësohen 30 specialistë të teknologjisë së informacionit nëpër komuna që do të përfshinë mirëmbajtjen e IT, si dhe 59 këshilltar për orientimin në karrierë”, ka thënë ai.
Zëvendësministri tha se janë duke punuar për ngritjen e cilësisë së teksteve shkollore, në mënyrë që procesi i administrimit të jetë proces transparent e profesional.
Popovci theksoi se do të punësohen 30 specialistë të teknologjisë nëpër komuna që do të përkujdesen për digjitalizim dhe 59 këshilltar në shkolla që do t’iu ndihmojnë nxënësve të përcaktohen për profesionin e tyre.
“Jemi duke punuar për ngritjen e cilësisë së teksteve shkollore. Me këtë parashihen mekanizma të llogaridhënies. Po ashtu, parashihet që procesi i administrimit të jenë proces transparent e profesional. Po ashtu, projektligji do të mundësoj që shkrimet t’i paraqesin edhe vetë autorët dhe parashihet rishikim i teksteve shkollore. Është lansuar korniza për fëmijët me nevoja të veçanta dhe ka për qëllim përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta. Në vitin 2023 parashihen të angazhon edhe 300 asistentë. Në funksion të digjitalizimit parashihet të punësohen 30 specialistë të teknologjisë nëpër komuna që do të përkujdesen për digjitalizim dhe 59 këshilltar në shkolla që do t’iu ndihmojnë nxënësve të përcaktohen për profesionin e tyre. Testimi do të vazhdojë deri me datën 20 maj dhe do të marrin pjesë 48 shkolla. Në parim nga një shkollë janë përzgjedhur 57 nxënës. Nxënësit testohen në fushën e matematikës sepse është fokusi kryesor”. /InLajmi/