Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me sekretarin ekzekutiv të Parlamentit të Amerikës Latine (Parlatino), Elías Castillo si dhe me deputetëte këtij parlamenti, përcjell InLajmi.
Osmani gjatë këtij takimi theksoi përkushtimin e Kosovës që të ndërtojnë ura të reja bashkëpunimi dhe komunikimi me shtetet anëtare të Parlatinos.
Presidentja theksoi se diplomacia parlamentare gjithnjë mbetet ndër mjetet më efektive për avancimin e raporteve ndërmjet shteteve.
Postimi i plotë i saj:
Në takim me sekretarin ekzekutiv të Parlamentit të Amerikës Latine (Parlatino), Elías Castillo, si dhe me deputetë të këtij parlamenti, theksova përkushtimin e Kosovës që të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi dhe komunikimi me shtetet anëtare të Parlatinos.
Diplomacia parlamentare gjithnjë mbetet ndër mjetet më efektive për avancimin e raporteve ndërmjet shteteve. /InLajmi/