Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar profesorin Fehmi Agani në përvjetorin e vrasjes duke shprehur admirimin për të, përcjell InLajmi.
Krasniqi shtoi se akademiku dhe profesori Fehmi Agani ishte intelektual i rrallë që kontribuoi shumë për pavarësinë e Kosovës.
Deputeti i PDK-së, theksoi se veprimtaria e Aganit do të mbesë përherë në kujtesën e popullit shqiptarë.
Postimi i plotë, i tij:
Sot, kujtojmë Akademikun dhe profesorin Fehmi Agani, të cilin forcat kriminale serbe e vranë pabesisht, më 6 maj të vitit 1999. Profesor Agani ishte një intelektual i rrallë, që kontribuoi shumë në lëvizjen politike për pavarësinë e Kosovës. Veprimtaria e profesor Aganit do të mbesë përherë e dalluar në kujtesën kolektive të popullit tonë!/InLajmi/