India dhe Franca kanë rënë dakord të “intensifikojnë koordinimin” në lidhje me luftën në Ukrainë, transmeton InLajmi.
Kryeministri indian, Narendra Modi është takuar me homologun e tij francez, presidentin Emmanuel Macron,
“Të 2 liderët ranë dakord se koordinimi dhe angazhimi i ngushtë ishte i rëndësishëm. Kështu që India dhe Franca mund të luajnë një rol konstruktiv në situatën në zhvillim në Ukrainë, tha Sekretari i Jashtëm indian Vinay Kwarta në një lexim në takimin e tyre të botuar të enjten.
Të 2 presidentët dënuan vdekjet e civilëve në Ukrainë dhe bënë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive për të bashkuar palët për të promovuar dialogun dhe diplomacinë për të gjetur një fund të menjëhershëm për vuajtjet e njerëzve. ”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Ndryshe India që nga fillimi i luftës nuk e ka dënuar pushtimin rus, shkruan CNN.
Përveç Ukrainës, të 2 udhëheqësit diskutuan një sërë çështjesh, duke përfshirë Afganistanin, partneritetet e mbrojtjes, klimën, partneritetin strategjik në rajonin Indo-Paqësor dhe sigurinë globale të ushqimit. /InLajmi/
