Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij, Luan Haradinaj në 25-vjetorin e vdekjes, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Luani ka kishte marrë rrrugën e përjetësisë 25 vjet më parë, pikërisht në ditëlindjen e nënës Ruke.
Ai theksoi se edhe atëherë, por edhe sot e kanë gjetur forcën për të qenë të fortë, e këtë forcë e morën nga kujtimi i tij.
Luan Haradinaj ishte vrarë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Postimi i plotë i tij:
Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi! /InLajmi/