Deputeti i PDK-së, Betim Gjoshi i ka reaguar deputetit të VV-së Haki Abazit, pasi ky i fundit kishte thënë se Kurti mund të flasë më shumë për shqiptarët sesa Hashim Thaçi, përcjell InLajmi.
Gjoshi e quan Abazin si vizitor të arkivave të ushtrisë kriminale të Serbisë, si dhe dorë e djathtë e Kurtit, që e ka zyrën në ‘Bellgrejd’.
Deputeti i PDK-së thotë se Kurtit dhe Abazit iu dhemb fakti që kurdoherë që flitet për historinë e shqiptarëve, aty do të përmendet edhe Hashim Thaçi dhe shokë e tij.
Ai iu drejtohet atyre duke i thënë, e di se keni dëshirë të zjarrtë ta fshini luftën e UÇK-së, por nuk do t’ia arrini.
Postimi i plotë i tij:
Haki Abazi, ky vizitor i arkivave të Ushtrisë Kriminale të Serbisë dhe dorë e djathtë e Albin Kurtit, paska deklaruar me përçmim se Kurti mund të flasë më shumë për shqiptarët sesa Hashim Thaçi.
Edhe Haki Abazit, por edhe shefit të tij, Albin Kurtit, iu dhemb fakti se kurdo që të flisni për shqiptarët dhe historinë e tyre, aty do ta gjeni edhe Hashim Thaçin me shokë në shërbim të kombit. E di se keni dëshirë të zjarrtë ta fshini pjesën e ndritur të kombit, Luftën e UÇK-së, por nuk do t’ia arrini.
E kur do të flitet për historinë e shqiptarëve, askund nuk do t’i gjeni Haki Abazin e Albin Kurtin me shokë si ta.
Kaq për sot për Haki Abazin që e ka zyrën në Bellgrejd! /InLajmi/