Në Gjakovë është arrestuar një person, i cili është pronar i një punishteje, pasi i njëjti nuk i ka përmbushur masat e sigurisë në vendin e punës, përcjell InLajmi.
Punonjësi i tij është rrëzuar për shkak të pasigurisë në vendin e punës, dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, pas intervistimit.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Gjakovë 05.05.2022 – 12:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se nuk i ka përmbushur masat e sigurisë në vend punishte, dhe si pasoj viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/