Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush ka njoftuar se ka një biseduar me Presidentin e Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, në mëngjesin e së premtes, shkruan InLajmi.
Bush e falënderon Zelenskyn për përkushtimin e tij ndaj popullit dhe ndaj mbrojtjes së lirisë, gjithashtu e përgëzon edhe popullin ukrainas për guximin.
“Isha i nderuar të kaloja disa minuta duke biseduar me Presidentin Zelensky “Winston Churchill” e kohës sonë, e falënderova për udhëheqjen e tij, shembullin dhe përkushtimin ndaj lirisë dhe po ashtu për këto virtyte e falënderova edhe popullin ukrainas. Presidenti Zelensky më siguroi se populli i tij nuk do të lëkundet në luftën ndaj barbarizmit dhe dhunës së Putinit. Populli amerikan frymëzohet nga qëndrueshmëria e ukrainaseve, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pran tyre” shkroi Bush.
George Bush gjithashtu theksoi se populli Amerikës ka përkrahur Ukrainën dhe do vazhdoj ta përkrahë deri në çlirimin e saj nga dhuna e Presidentit Putin./InLajmi/