Sulmet ruse në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk kanë vrarë 21 civilë dhe kanë plagosur 27 të martën, sipas një zyrtari ukrainas, transmeton InLajmi.
Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se shifra përfshinte 10 të vdekur në një fabrikë në qytetin Avdiivka.
Kyrylenko tha se ky ishte numri më i lartë i vdekjeve gjatë një dite në rajon, shkruan BBC.
Ai e përmendi një sulm të ngjashëm që kishte ndodhur në një stacion hekurudhor në qytetin e Kramatorsk, i cili vrau 50 persona muajin e kaluar. /InLajmi/