Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj në nderim të ditës së Dëshmorëve ka marrë pjesë në Festivalin e Valleve Popollore, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë se është kënaqësi që të jesh prezent në aktivitete të tilla.
Ai ka nderuar dhe falenderurar të gjithë ata që luftuan për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Në vazhdën e aktiviteteve në nderim të Ditës së Dëshmorëve, u mbajt edhe festivali me karakter garues “Vallja Popullore”, organizuar nga shkollat e Komunës së Deçanit.
Kënaqësi të jem pjesë e aktiviteteve kulturore të organizuara mbi konceptin e nderimit dhe përkujtimit të të rënëve për Atdhe, e njëkohësisht ndihem krenar tek shoh të rinjtë duke promovuar më së miri vlerat tona kombëtare!
I urojmë grupet fituese e suksese për të gjithë!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Kombit! /InLajmi/