Kreu i qeverisë theksoi se “vendimet tona janë gjithmonë në një linjë me ato të Bashkimit Evropian”.
“Nuk ka vendim të linjëzuar të BE-së dhe përsa kohë që nuk ka, vazhdojmë në të njëjtën rrugë si vitet e shkuara. Është e thjeshtë: nëse do të ketë vendim të linjëzuar nga BE-ja, ne do të bashkohemi me të”, deklaroi Rama, transmeton A2 CNN
Në lidhje me Presidentin, Rama u shpreh: “Kanë nisur bisedimet me palët zyrtare në Kuvend, për një kandidaturë presidenciale me konsensus. Jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur, në funksion të zgjedhjes së një Presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”.