Udhëzime të tjera për Tavë me suxhuk. Nxehet paraprakisht furra në 170 gradë. Suxhuku prehet në pjesë të vogla dhe vendoset për pjekje në një temperaturë mesatare.
Përbërësit për një Tavë me suxhuk
1 kg suxhuk (ose ndonjë lloj tjetër i mishit të grirë)
1 presh i madhësisë së mesme
6-8 asparag (të prerë)
¼ filxhan qumësht kokosi ose qumësht bajamesh
1 lugë kopër e freskët
¼ lugë pluhur hudhre
kripë dhe piper
gjalpë ose vaj kokosi
Kur suxhuku të jetë gjysmë i pjekur shtoni koprën, asparagun dhe gatuani deri sa të largohet ngjyra rozë e suxhukut. Largohet nga furra dhe i hiqet yndyra e mbetur, shkruan receta kuzhine.
Në një enë të madhësisë mesatare, tunden vezët dhe shtoni përzierjen e suxhukut duke i kombinuar së bashku. Në fund, përbërësit vendosini në furrë për pjekje për 35-40 min deri sa vezët të jenë pjekur.