Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, është duke raportuar para anëtareve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton InLajmi.
Mehaj përmendi disa nga të arriturat e kësaj qeverie, kryesisht në fushën e mbrotjes dhe të sigurisë.
“Arritjet dhe sukseset në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Buxheti më i lartë ndonjëherë me 102.3 milion euro, avancimi bilaterale me shtetet aleate, rekrutimi i 849 ushtarëve të rijnë, transparencë në rekrut rim. Kur të ceki civilët është me rëndësi çfarë civilë kërkojnë, do të jenë civil specialist prej inxhinierit mekanikut, mjekut, infermierët. Aktivitetet kryesore, fokus i veçantë për mua është rritja e transparencës dhe llogaridhënies. Prandaj, ju kemi mbajt të informuar me raporte të njëpasnjëshme po edhe publikun e gjerë. Rëndësi i kemi kushtuar dhe bashkëpunimit biletaarel, si ushtrime, trajnime e pjesëmarrje në forume të sigurisë, bashkëpunimin me shtetet tjera në fushën e diplomacisë ushtarake”, ka thënë Mehaj.
Ministri Mehaj theksoi se ka zhvilluar takime me disa homologë të tij në Austri, Turqi dhe Maqedoni të Veriut.
Ai tha se në çdo takim ka kërkuar që këto vende ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke qenë se ky edhe është synimi i qeverisë.
“Nesër do të kem edhe vizitë edhe nga ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë. Me të gjitha këto takime kam kërkuar që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në NATO, në çdo takim kam theksuar që Kosova dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ne jemi krahë aleatëve”.
“Synimi ynë është anëtarësimin në NATO dhe këtë mund ta arrijmë me një ushtri që përmbush kriteret. Në kudër të këtij synimi është formuar grupi ndërinstitucional për procesin e partneritetit për paqe kryesuar nga ministrja e punëve të jashtme dhe kemi formuar një trup të veçantë në ministrinë e mbrojtjes.”
Mehaj tha se buxheti i ministrisë është 60% më i lartë në krahasim me vitin e kaluar.
“Planet kryesore 2022 janë përshkruar në dokumente zyrtare që e keni pranuar me shkrim, për çfarëdo plani që ju intereson mund t’ju prezantojmë gjatë një vizite në Ministrinë e Mbrojtjes”.
“Çështja e buxhetit, shuma në total e ministrisë është 60% më e lartë me vitin e kaluar. 102.3 milion”.
Ministri Mehaj tutje tha se po planifikojnë të hapin një konkurs të ri, si dhe njoftoi që blerjet e pajisjeve ushtarake janë duke u realizuar nga programi fmc.
“Planojmë të hapim konkurs të ri, blerjet ushtarake, kemi investuar në blerje të pajisjeve ushtarake, blerjet janë të cekura më planin tonë të prokurimit, blerjet janë duke u realizuar nga programi fmc, si është rasti për blerjet e dronit, dhe jemi duke pranuar dinaxion nga fmf. Sfidat dhe pengesat gjatë mandatit, 3 vitet e fundit kanë qenë sfida për secilin, përballja me Covid-19. Ne kemi vazhduar me planifikimet dhe vaksinimin e komplet ministrisë së mbrojtjes që të mos ketë efekt më planifikimet tona”, u shpreh Mehaj. /InLajmi/