Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë së Mbrojtjes, tha se është e parë e arsyeshme që të miratohet Ligji për Rezervë vullnetare të ushtrisë në Kosovë, raporton InLajmi.
Ai tha se Kosova në të ardhmen duhet të ketë një rezervë vullnetare prej 20 mijë personave.
Gjithashtu Mehaj ka theksuar se synimi i Qeverisë së Kosovës është anëtarësimi në NATO, mirëpo kjo sipas tij arrihet me një ushtri të përgatitur mirë.
“Së pari ju informoj se përmes punimeve ushtarake ndërlidhet çdo veprim me strategjinë. Përmes nevojës se ndryshimit të strategjisë së sigurisë aty është harmonizuar edhe nevoja shtetërore për shërbim ushtarak, një vlerësim që do të bëhet, por unë e kam parë të arsyeshme që si nevojë të jetë edhe Ligji për Rezervë Vullnetare. E shoh se në të ardhmen Kosova duhet të ketë një rezërve vullnetare prej 20 mijë persona që janë në shërbim përmes nevojave dhe t’i ketë stërvitjet e veçanta brenda vitit”, tha Mehaj. /InLajmi/