Kryeministri Albin Kurti sot në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman në Berlin hapur ka kundërshtuar ‘Open Ballkanin’, duke thënë se nuk jemi të interesuar për diçka të tillë.
’Nuk i mirepresim iniciativat për Hapjen e Ballkanit nga lindja e verilindja, ne nuk i mirëpresim dhe konsiderojmë që janë të panevojshme. Për Kosovën, Ballkan i Hapur është Bashkimi Evropian e NATO’ , për Gjermaninë dhe kjo është më së e mjaftueshme.’’, tha ai.
Tutje Kurti kërkoi liberalizim vizash dhe theksoi se do të ketë përkushtim në dialog, duke thënë se Kosova do njohje nga Serbia në qendër të negociatave, e jo në fund, përcjell Periskopi.
Ndyrshe, kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

















