Është hapur sot Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022 (KIFT). Në këtë panair e pranishme ishte ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.
Me këtë rast, Baki Hoti kryetar i Turizmit të Kosovës, ka thënë se Kosova duhet të promovojë turizmin e saj dhe të marr pjesë me paketat e huaj turistike në vendet e ndryshme.
Kurse, ministrja Hajdari ka deklaruar se Kosova ka potenciale për të shënuar progres në fushën e turizmit, shkruan Ekonomia Online.
“Kosova ka shumë çka për të treguar sidomos nga fusha e turizmit kulturor dhe natyror. Unë si ministre kam vendosur që kjo të jetë një nga prioritetet e ministrisë që unë e drejtoj. Kemi shumë çka të tregojmë sidomos për trashëgimin kulturorë që shteti ynë e ka. Kur kemi një zë të përbashkët në koordinim jemi akter më mirë të koordinuar. Përmes Ligjit të ri që kemi filluar i cila ëshët në lexim të dytë dhe tani do të kalojë, Ne do të kemi më shumë potenciale për bashkëpunim”, ka thënë ajo.