Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka darkuar në Berlin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe të ngarkuarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Analisti Dukagjin Gorani ka ironizuar me fotografinë.
“Ishalla s’janë edhe tash me duar në xhepa”, tha Gorani, duke komentuar dokumentet që shihen afër përfaqësuesit europian, tha ai në emisionin “Pressing” në T7
“A nuk ish dashtë me qenë kjo darkë krejtësisht joformale. Këto dokumente s’ish dasht me qenë”, shtoi ai.