Gjatë 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.488 gjoba për mosrespektim të rregullave të trafikut, përcjell InLajmi.
Pavarësisht numrit të gjobave të shqiptuara, numri i aksidenteve nuk është zvogëluar, vetëm gjatë 24 orëve kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 10 aksidente me të lënduar.
Kurse sa i përket personave të arrestuar, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 24 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /InLajmi/