Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi në Ditën e Lirisë së Shtypit ka thënë se mediat e gazetarët në Kosovë çdo ditë përballen me mjedis armiqësor, përcjell InLajmi.
Halimi tha se ky fakt e bën edhe më shqetësuese kur këto sulme vijnë nga pushteti.
Ajo ka thënë se nëë Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, të gjithë së bashku duhet të angazhohemi fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e kësaj lirie, si një nga shtyllat kryesore për një demokraci të mirëfilltë.
Postimi i plotë i saj:
Mediat e gazetarët në vendin tonë, fatkeqësisht çdo ditë përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime. Këtë fakt edhe më shqetësuese e bënë kur këto sulme vijnë nga pushteti. Organizatat ndërkombëtare si dhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth lirisë së shtypit në Kosovë, duke potencuar se gazetarët po përballen me kërcënime e frikësim gjatë ushtrimit të punës së tyre.
Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, të gjithë së bashku duhet të angazhohemi fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e kësaj lirie, si një nga shtyllat kryesore për një demokraci të mirëfilltë.
Ditët si kjo t`na shërbejnë si çast reflektimi për krijimin e sigurisë së gazetarëve e ngritjen e vetëdijes së të gjithëve karshi rolit të rëndësishëm që kanë gazetarët në vendin tonë. /InLajmi/