
Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 janë plagosur pas një sulmi në fabrikën Avdiivka, tha guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko, transmeton InLajmi.


Kyrylenko tha në një postim në mediat sociale se punëtorët po prisnin në stacionet e autobusëve jashtë fabrikës pas ndërrimeve të tyre kur filloi bombardimi.
“Rusët e dinin saktësisht se ku po synonin”, shtoi ai, shkruan BBC.

Fabrika Avdiivka është në Ukrainën lindore, ku Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të operacionit të saj të luftës. /InLajmi/