Ukrainasit u mblodhën në një tubim në qendër të Kievit për të bërë thirrje për evakuimin e sigurt të civilëve dhe ushtarakëve ende të bllokuar në Mariupol, pasi të evakuuarit e parë Azovstal filluan të mbërrinin në Zaporizhzhia, transmeton InLajmi.
Besohet se qindra civilë mbeten në fabrikën e çelikut Azovstal.
Trupat ukrainase si ato brenda ushtrisë ukrainase ashtu edhe regjimenti i Azov janë gjithashtu ende në vendndodhje në Mariupol.
Një komandant i njësisë ushtarake Azov tha se Rusia ka nisur edhe një herë një “sulm të fuqishëm” në uzinën Azvostal, shkruan BBC.
Disa nga gratë dhe fëmijët në tubim thuhet se janë anëtarë të familjes së luftëtarëve që gjenden në fabrikën Azov. /InLajmi/