Ditën e Bajramit, më datë 2 maj, ka qenë me mot të vranët e me shi, kjo kohë vështirësoi edhe komunikacionin, vetë dje janë shkaktuar 68 aksidente në trafik, shkruan InLajmi
Një aksident ishte me fatalitet. Bëhet fjalë për aksidentin në fshatin Gllobar të Drenasit ku humbën jetën nënë e bir.
34 aksidente trafiku ishin me të lënduar, kurse 33 vetëm me dëme materiale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se 13 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbajtje. /InLajmi/