Fatmir Limaj, partia e të cilit nuk arriti të bëhet pjesë e parlamentit në zgjedhjet e fundit, ka kërkuar uljen e pragut zgjedhor. Thotë se 5% është shumë lart.
“Nuk jemi në parlament fatkeqësisht dhe kjo vështirëson punë sepse nuk jemi aty për t’i ngritur çështjet. Por kjo nuk na ndalon neve dhe nuk është duke na ndaluar që të komunikojmë dhe të bashkëbisedojmë me njerëz për shqetësime, mendime”, tha Limaj.
Kosova ka një numër të vogël të banorëve, me 1 milion e gjysmë. Është pragu shumë i lartë”, tha Limaj, shkruan Gazeta Express.
“Vendet si Rusia me 20 e më shumë milionë mund të jenë më 5% sepse ka numër të madh të votuesve. Por ne jemi vend i vogël. Mendoj se ka ardhur koha të zbatojmë praktikat më të mira të vendeve demokratike, të ulet në 2 deri 3% që të përfaqësojë sa më gjerësisht grupet politike dhe individët”, sqaroi ai.