Liverpool është skuadra e parë finaliste e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klop fituan me përmbysje ndaj Vijarealit në Spanjë me rezultatin 2-3.
Ishin spanjollët ata të cilët kaluan menjëherë në avantazh që në minutën e 3-të me Boulaye Dia. Një pjesë e parë e dominuar nga Vijareal, teksa në minutën e 40-të, Francis Coquelin dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Liverpul ngushtoi shifrat me anë të Fabinho në minutën e 61-të dhe 5 minuta më pas, Kucas Diaz shënoi golin e barazimit.
Sadio Mane në të 73-ën vulosi fitoren e Liverpul, duke e dërguar në 5-2 rezultatin e përgjithshëm në të 2-ja ndeshjet, shkruan EuroNews.Albania.
Anglezët do të mësojnë nesër finalistin e 2-të, që do të dalë nga ndeshja Real Madrid-Mançester Siti.