Forcat ruse po bombardojnë vazhdimisht selinë humanitare në qytetin ukrainas të Rubizhne në rajonin e Luhanskut dhe përpjekjet për evakuim u penguan përsëri, sipas një postimi nga Serhiy Haidai, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, transmeton InLajmi.
“Tani është pothuajse e pamundur të shkosh atje i gjallë. Është e rrezikshme të jesh në selinë humanitare qoftë edhe për disa minuta. Nuk është e mundur të punosh atje – të shpëtosh njerëz dhe të shpërndash ndihma. Për shkak të granatimeve të vazhdueshme, banorët e Rubizhne janë në prag të një katastrofe humanitare”, tha Haidai.
Ai vuri në dukje se hera e fundit që automjetet e evakuimit arritën në Rubizhne ishte një javë më parë. Ata kanë shpëtuar njerëz dhe kanë sjellë disa tonë ushqime, shkruan CNN.
Në qytetet e tjera të rajonit të Luhanskut, situata me dërgimin e ndihmave humanitare është nën kontroll, shtoi ai. /InLajmi/