Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter dhe thellësi 12.4 km është regjistruar këtë të hënë në Itali, në provincën e Cuneos.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka raportuar se në Puntechianale janë regjistruar një sërë lëkundjesh, shkruajnë mediat italiane.
Sakaq nuk janë raportuar për dëme në njerëz dhe dëme materiale, shkruan Ballkan Web.
Gjithashtu në zonën e Cuneos, mëngjesin e sotëm në Pontechianale, në luginën e sipërme Varaita, janë regjistruar një sërë lëkundjesh me magnitudë nga 1.0 në 2.9.