Ministrja e klimës në Poloni Anna Moskwa ka bërë thirrje për “sanksione të menjëhershme” ndaj naftës dhe gazit rus, transmeton InLajmi.
Anna Moskwa po fliste teksa mbërriti për një takim urgjent të ministrave të energjisë të BE-së në Bruksel.
“Ne do të mbështesim sanksione të plota për të gjitha lëndët djegëse fosile ruse. Ne tashmë kemi qymyr. Tani është koha për naftën dhe hapi i dytë është për gazin. Opsioni më i mirë është t’i marrim të gjitha së bashku.”tha Anna Moswa.
Komisioni Evropian ka zhvilluar bisedime me vendet anëtare për sanksione të mundshme të naftës ruse, shkruan BBC.
Megjithatë, ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha se jo të gjitha vendet anëtare të Be-së ishin gati të miratonin një plan të tillë.