Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në nder të festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, përcjell InLajmi.
Memli gjithashtu ka uruar të gjithë besimtarët e fesë myslimane, për Fitër Bajramin si festë e rëndësishme fetare.
Tutje Krasniqi ka uruar që Zoti të ua pranojë agjërimin dhe lutjet të gjithë qytetarëve.
Postimi i plotë, i tij:
Bashkë me kolegë, sot ishim në vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar Myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij për festën e madhe të Fitër Bajramit.
Me këtë rast, i uroj të gjithë qytetarët e besimit Islam për këtë festë të rëndësishme fetare, e cila, tradicionalisht, ka shërbyer si ditë e afrimit, solidaritetit dhe dashurisë me njëri-tjetrin.
Andaj, sot, siç e do zakoni i kësaj feste, krahë hapur e zemër plotë, ta bëjmë këtë Bajram shembull të mirëkuptimit e tolerancës me familjarët, fqinjtë, miqtë, kolegët dhe të gjithë bashkëqytetarët tanë.
Zoti ua pastë pranuar agjërimin dhe lutjet tuaja!/InLajmi/