Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit, raporton InLajmi.
Krasniqi ka uruar festën e Fitër Bajramit mzftiut Ternava dhe të gjithë qytetarët.
“Është një festë e cila shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë. Sot i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shembull dhe inspirim nga kjo festë që të bëhen për t’u bërë edhe më bujar, edhe më të hapur, edhe më tolerant edhe më mirëbesues me njëri tjetrin, me rrethin e tyre dhe me të gjithë”, tha Krasniqi.